Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Ndërkohë, që po dhuron performanca të shumta në të gjithë botën, Ronela ka treguar se si ndihet në këto momente.
Ajo ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën shfaqet duke qarë dhe shprehet se ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
Postimi i plotë:
“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!
E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!
Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”.