Është bërë publik vendi ku do të mbahet “Eurovision 2020”.
Festivali i këngës “Eurovision” vitin e ardhshëm do të mbahet në Roterdam, në Holandë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Bëhet e ditur se finalja e madhe e këtij festivali do të zhvillohet në qytetin holandez më 16 maj 2020.
Duncan Laurence nga Holanda, fitoi “Eurovision 2019” me këngën “Arcade” dhe njëherësh ishte hera e parë që ky vend fiton pas më shumë se 40 vitesh.
“Eurovision” zakonisht mbahet në vendin e përfaqësuesit e shtetit që fiton një vit më parë, kjo është aryseja pse eidicioni i sivjetmë mbahet atje.
Për ta bërë më të veçantë, Roterdami është vendi ku Laurence e incizoi këngën e tij fituese.