Fjalë Kyçe

City dhe Chelsea shokohen nga Palace dhe Leicester Manchester

City dhe Chelsea shokohen nga Palace dhe Leicester Manchester

City është mposhtur 3-1 nga Crystal Palace në “Etihad”. Skuadra e Guardiola-s ka pësuar humbjen e dytë të sezonit dhe ka lejuar Liverpool të shkojë 4+ në renditjen e Premier League. City e nisi ndeshjen si gjithmonë, duke dominuar mbajtjen e topit dhe duke mbajtur larg portës së tij kundërshtarin.

Por hapësirat në zonën kundërshtare nuk ekzistonin dhe duhej pritur minuta e 27’ që vendasit të gjenin golin e avantazhit. Ishte një kros nga thellësia i Delph që gjen Gundogan brenda zonës. Gjermani godet bukur me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Por vetëm gjashtë minuta më pas, nëpërmjet një aksioni pa shumë pretendime miqtë shënojnë golin e avantazhit me anë të Schlupp. Ajo ishte goditja e parë në portën e City-t.

Dy minuta më pas, në minutën e 35’, ishte Townsend ai që përmbys gjithçka me një gol që do të jetë kandidat për golin e sezonit. Pas pushimit “Qytetarët” marrin një tjetër shuplakë teksa Milivojevic shënon golin e tretë për vizitorët nga pika e bardhë e penalltisë. Uardiola reagon menjëherë duke futur në fushë Aguero, Mahrez dhe De Bruyne, por City e ka shumë të vështirë të depërtojë në prapavijën hermetike të ndërtuar nga ujku i vjetër Roy Hodgson. De Bruyne i jep një fije shpresë City-t me golin e tij në minutën e 85’. Belgu ishte me shumë fat teksa krosi i tij përfundoi në rrjetë.

Por në minutat e mbetura rezultati mbetet i pandryshuar dhe Palace i ka bërë një nder të madh Liverpool-it me këtë fitore historike. Ndërkohë Chelsea gjithashtu ka humbur në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Leicester City. Ishte një tjetër paraqitje e dobët e djemve të Sarri-t që tani rrezikojnë të mbeten jashtë katër më të mirëve. Ishte Jamie Vardy ai që ndëshkoi “Blutë” e Londrës në pjesën e parë dhe, megjithëse kishin shumë kohë në dispozicion, ata nuk arritën të shënon të paktën golin e barazimit duke lejuar Leicester të largohet me tre pikë nga ‘Stamford Bridge’.