Lojërat e fatit, megjithëse të ndaluara me ligj në vendin tonë, janë duke e vazhduar veprimtarinë e tyre në platforma online.
Duke funksionuar në formën online, këto biznese janë bërë të paprekshme nga institucionet tatim mbledhëse.
Është konkretisht ‘Royall Kasino’ në Prizren e cila pa e qarë fare kokën për shtetin, por organizon lojëra të fatit.
Kjo kazino e promovon publikisht aktivitetin e saj në rrjetin social Instagram, dhe në videot që i shpërndan shihet se ka mjaft klientë që e frekuentojnë.
Foto që dëshmojnë se si kjo kazino zhvillon aktivitetin e saj normalisht si të ishte në Las Vegas.
Kujtojmë se vendimit për mbyllje të lojërave të fatit i kishin paraprirë disa vrasje që kishin ndodhur në kazino./reporteri.net