Fjalë Kyçe

Rrahen mes vete pesë pejanë: Njëri përfundon në spital e njëri në polici

Rrahen mes vete pesë pejanë: Njëri përfundon në spital e njëri në polici

Gjatë ditës së djeshme pesë qytetarë të Pejës pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete, ku si pasojë njëri pas plagëve të marra ka përfunduar në spital, njëri është ndalur në polici, ndërsa tre tjerë janë lëshuar për në shtëpi.

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

“Njëri nga të dyshuarit është ndalur në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportom 24 orësh të Policisë së Kosovës.