Të shtunën në Pejë është sulmuar anketuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës derisa ishte duke bërë regjistrimin e popullsisë.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
” Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Regjistrimi i popullsisë ka nisur në fillim të muajit prill, derisa deri tani janë regjistruar mbi 1 milion banorë.