Fjalë Kyçe

Rrahje masive në mes të sheshit në qytetin e Skenderajt

Rrahje masive në mes të sheshit në qytetin e Skenderajt

Një pamje aspak normale është parë sonte në qendër të qytetit të Skenderajt. Kalimtarët kanë qenë dëshmitar të një skene dhune në Sheshin “Adem Jashari”, ku një patrullë policore kanë ndaluar disa qytetar por më pas ka nisur edhe dhuna ndaj tyre.

Në mesin e policëve shihet zyrtari policor me inicialet E.S i cili godet sa mundet qytetarin e shtrirë për toke. Këtë moment e kanë xhiruar disa kalimtar dhe e kanë dërguar në adresë të redaksisë.

Madje aty dëgjohen të trishtuar zërat e disa vajzave te reja tek sa shohin skenën e dhunës, raporton Magazina.co.

Dëshmitarët kanë thënë se polici E.S kryen për cdo ditë veprime të tilla. Viktimat dyshohet se janë babë e djalë.