Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në një lokal të muzikës “LIVE” në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se lidhur me këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar shtatë të dyshuar.
“Më datë 6 maj 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Tranziti i Vjetër” ne Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes disa personave te një lokal muzike Live Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë ne ketë rast”, thuhet në komunikatë.
Të arrestuarit janë:
A.D.,(viti i lindjes 1973,mashkull kosovare),
SH.TH., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),
SH.B.,(viti i lindjes 1975,mashkull kosovar),
B.A., (viti i lindjes 1974,mashkull kosovar),
A.A., (viti i lindjes 1971,mashkull kosovar),
Z.R., (viti i lindjes 1979,mashkull kosovar) dhe
M.S., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar),
Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:
(një) pistoletë,
(pesë) fishekë dhe
(një) karikator
Te dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren VERI, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri.