Fjalë Kyçe

Rrahje masive te “Rruga B” në Prishtinë

Rrahje masive te “Rruga B” në Prishtinë

Një rrahje masive ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 te rruga B në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë rrahje janë përfshirë 6 persona, të cilët më pas janë arrestuar, ka bërë të ditur për Sinjalin Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, dy persona të përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.