Fjalë Kyçe

Rrahje mes grave: I bëri vërejtje për maskën, pasagjerja godet me grushta stdjuardesen

Rrahje mes grave: I bëri vërejtje për maskën, pasagjerja godet me grushta stdjuardesen

Një mosmarrëveshje mbi mbajtjen e maskës në avionin e linjës Southwest Airline, çoi në konflikt pasagjeren me stjuardesen, nga ku mbeti e plagosur stjuardesa.

Sipas BBC, pasagjerja nuk kishte vënë maskën mbrojtëse, ku si rrjedhojë stjuardesa i kërkoi t’a vendoste. Mesa duket pasagjerja nuk e ka pëlqyer vërejtjen dhe ka sulmuar stjuardesen.

Në video duket stjuardesa me gjak në fytyrë. Bëhet e ditur se pasagjerja është arrestuar menjëherë pas konfliktit.

BBC thotë se, episode si ky po bëhen më të shpeshta kohët e fundit në SH.B.A.

Në vitin 2021, Administrata Federale e Aviacionit mori rreth 2,500 raporte të “sjelljes së keqe” nga pasagjerët, krahasuar me 100-150 një vit më parë.

Shumica e incidenteve kishin të bënin me detyrimin e maskës.