Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në komunën e Lipjanit, ka ndodhur një rrahje mes pesë personash.
Rasti ka ndodhur në orën 11:55 në fshatin Shalë, ku sipas policisë, dy persona pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar tre persona të tjerë duke u shkaktuar lëndime trupore, transmeton KOHA.
Policia ka arrestuar dy të dyshuarit ndërsa të tjerët janë dërguar për trajtim mjekësor.