Fjalë Kyçe

Rrahje në Vushtrri, arrestohen tre persona, njëri bëhet për spital

Rrahje në Vushtrri, arrestohen tre persona, njëri bëhet për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Vushtrri pasi si pasojë e një përleshjeje njëri është lënduar nga një mjet metalik.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar. Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në proceduë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit.”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarëve është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.