Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.
Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.
Televizioni publik ka siguruar edhe pamje nga kjo rrahje, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për rrahje ndërmjet disa personave.
Po ashtu, nga kjo ngjarje ka edhe të arrestuar.
KOHA ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por ajo s’ka qenë e qasshme gjatë tërë natës, as për përgjigje për çështje tjera.