Fjalë Kyçe

Rrahman Rama merr përkrahje në Prizren e Gërdovc të Podujevës: Më bëjnë të besoj edhe më shumë në fitoren tonë

Rrahman Rama merr përkrahje në Prizren e Gërdovc të Podujevës: Më bëjnë të besoj edhe më shumë në fitoren tonë

Kandidati i PDK’së për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime në Prizren dhe Gërdovc të Podujevës.

Rama ka njoftuar se në Prizren u mikprit dhe mori mesazhe pozitive.

“E kalova ditën në Prizrenin e bukur, ku takova shumë mbështetës. I falënderova për mikpritjen dhe mesazhet pozitive, që po na mbushin energji çdo ditë!”, tha Rama.

Gjenerali Rama për takimin në Gërdovc të Podujevës tha se dëgjoi brengat e banorëve të asaj ane dhe se mori përkrahje nga ta.

“Kam takuar banorët e fshatit Gërdovc në Podujevë, me të cilët pata rastin të diskutoj për brengat e tyre.
Pas diskutimeve, u tregova edhe zgjidhjen #mamirë për Kosovën. Përkrahja që mora nga ta, më bën të besoj edhe më shumë në fitoren tonë!”, tha ai.