Fjalë Kyçe

Rrahmani i zhgënjyer me humbjen, shpreson në sukses ndaj Greqisë

Rrahmani i zhgënjyer me humbjen, shpreson në sukses ndaj Greqisë

Amir Rrahmani nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së Kosovës nga Gjeorgjia në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe pse nuk ndodhej në garë për kualifikim në Kampionatin Botëror, pritej që skuadra jonë të triumfonte, por përkundër paraqitjes dhe angazhimit të lojtarëve, u ndëshkuam nga dy gabime.

“Kemi luftuar për fitore dhe kemi provuar të japim maksimumin, në fund doli që ndoshta nuk e kemi dhënë maksimumin”.

“Po ashtu, nuk i shfrytëzuam të gjitha rastet dhe në fund e humbëm ndeshjen. Është kjo një nervozë dhe është normale që dhemb shumë”.

“Është humbja e dytë më zhgënjyese e Kosovës pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut. E kemi edhe ndeshjen ndaj Greqisë dhe atje duhet të provojmë ta kërkojmë fitoren, sepse nuk kemi më arsye për arsyetim”, është shprehur mbrojtësi i Napolit.