Drejtuesit e Napolit mund të përfundojnë përpara gjykatës.
Në fakt, ata po shihen si përgjegjës që i lejuan të luanin Amir Rrahmanin, Stanislav Lobotkan dhe Piotr Zielinskin në ndeshje me Juventusin më 6 janar.
Në fakt, të tre lojtarët kishin rezultuar pozitivë në tesin e COVID-19 në fund të dhjetorit, por megjithatë krerët e Napolit i vendosën ata në fushë në ndeshje me Juventusin, e cila përfundoi baras, 1:1.
Me këtë rast, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe menaxheri shëndetësor, Raffaele Canonico shihen si përgjegjës për vendimin që lojtarët të futen në fushë në ndeshjen e zhvilluar në Torino, edhe pse ishin urdhëruar të qëndronin në karantinë në shtëpi të izoluar dhe pa kontakte me persona të tjerë.
Në të njëjtën kohë, Napoli kishte konsideruar se ka vepruar drejt pasi që ka qenë në linjë me “soft” karantinë, të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit në qershor 2020 dhe ende valide në futbollin e këtij vendi, transmeton express.
Ajo ua mundëson sportistëve të shkojnë në shtëpi dhe të dalin e të ushtrojnë dhe të luajnë.
Sidoqoftë, i takon tash gjykatës të vendos për fatin e drejtuesve të klubit, që po shihen si përgjegjës për këtë punë.