Amir Rrahmani ka arritur që të marrë një barazim të artë në Camp Nou kundër Barcelonës në kuadër të playoff-it të Europa Ligës. Zielinski (29) shënoi në pjesën e parë për Napolin, kurse barazoi Ferran Torres (58) nga penalltia. Fituesi do të përcaktohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli pas një jave.
Napoli i Amir Rrahmanit ka arritur që të marrë një barazim të rëndësishëm në Camp Nou sonte kundër Barcelonës.
Skuadra mysafire ishte shumë më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes dhe kjo ju shpërblye pasi që ata e përfunduan atë me rezultat minimal 0-1.
Pedri i Barcelonës pati tentimin e parë për gol në minutën e pestë të ndeshjes. Ky doli të jetë edhe tentimi i vetëm serioz i Barcelonës në pjesën e parë.
Osimhen i Barcelonës kërcënoi seriozisht Barcelonën në minutën e 22-të, por ishte ter Stegen që bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar atij golin.
Pas kësaj mundësie për shënim Napoli do të shënonte gol në minutën e 29-të të ndeshjes. Ter Stegen e priti goditjen e parë por jo edhe të dytën kur Zielinski goditi fuqishëm me të djathtën e tij.
Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për katalunasit.
Një depërtim i mirë i Traores dhe një goditje e fortë e tij bëri që Juan Jesus ta prek topin me dorë dhe pas shikimin në VAR erdhi edhe të akordimi i penalltisë për Barcelonën.
Ferran Torres do të tregohej i saktë dhe do të shënonte golin e barazimit në minutën e 59-të.
Deri në fund të takimit Barcelona dominoi dhe rastet më të mira i pati gjatë minutave të fundit.
Torres humbi një mundësi ideale për gol në minutën e 88-të, pasi që Pedri bëri një pasim maestral për të por i transferi i ri në Barcelonë gjuajti topin shumë lart portës së Meret, transmeton express.
Një minutë me vonë rrezikoi Dembele, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
Rasti më i mirë për Barcelonën ishte në minutën e 90-të kur Luuk de Jong pati mundësi që të shënojë njërin prej golave më të mirë të tij me gërshërë. Topi kaloi shumë afër këndit të djathtë të portës së Meret.
Fituesi në këtë ndeshje pritet që të përcaktohet pas një jave në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.