Amir Rrahmani është duke e zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë.
Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë mbrojtjen e Napolit, e cila është më stabilja në Serie A.
28 vjeçari po shfaq stabilitet së bashku me shokun e repartit, Kalidou Koulibaly.
Napolitanët në 28 ndeshje i kanë pësuar vetëm 20 gola.
Qendërmbrojtësi kosovar e ka fituar besimin e plotë nga trajneri Luciano Spalletti.
Performancat e mira të tij kanë bërë që të hyjë në garë për lojtarin më të mirë të muajit te Napoli.
Në garë me të janë edhe Lobotka, Insigne e Juan Jesus.
Insieme a @SociosItalia vi chiediamo di scegliere l'MPV del mese di febbraio:
👊 Rrahmani
👊 Lobotka
👊 Insigne
👊 Juan JesusVota sull'app https://t.co/G6qvYwIDI8: https://t.co/p83h8onwAz pic.twitter.com/QmC2CXofCt
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) March 9, 2022
Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje deri tash këtë edicion në të gjitha garat.
25 lojë i ka në Serie A, 7 në Europa League dhe 1 në Kupën e Italisë.
Në total, i ka zhvilluar 2,798 minuta lojë./express