Negociatat midis Napolit dhe Hellas Verona për Amir Rrahmani tani kanë përfunduar.
Mbrojtësi 25-vjeçar pritet nesër t’i kryejë ekzaminimet mjekësore, të cilat do të kryhen në Villa Stuart në Romë, njofton Di Marzio, transmeton lajmi.net.
Lojtari kalon te Napoli për 14 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare ku do të përfitojë rreth 1.8 milion euro, por do të mbetet në dispozicion të trajnerit Ivan Juric deri në fund të sezonit.
Për Rrahmanin ky do të jetë hapi më i madh i karrierës, pasi e nisi karrierën nga futbollit i Kosovës.