Amir Rrahmani ishte njëri prej golashënuesve të fitores së thellë të Napolit të mërkurën mbrmëa.
Napoli e mposhti 6:1 skuadrën e Sassuolos në udhëtim, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të të elitës italiane të futbollit.
Rrahmani e realizoi golin e dytë të edicionit aktual pas gjuajtjes së saktë nga zona në minutën e 29-të.
Ai i barazoi shifrat në 1:1 pasi fillimisht kishte realizuar Urosh Raçiq për vendësit.
Më pas, sulmuesi nigerian Victor Osimhen, realizoi “hat-trick”.
Osimhen shënoi në minutën e 31-të dhe të 41-të, si dhe dy minuta pas pushimit.
Dy golat e fundit në ndeshje i realizoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 51-të dhe të 75-të.
Rrahmani luajti deri në minutën e 62-të për Napolin.
Nedim Bajrami u zëvendësua në minutën e 77-të, atëherë kur u inkuadrua Marash Kumbulla nga banka rezervë.
Për Kumbullën ishte debutim me Sassuolon, qëkur u huazua në fillim të muajit shkurt nga Roma.
Napoli në 26 ndeshje ka gurmbulluar 40 pikë, aq sa ka edhe Lazio në vendin e tetë.
Sassuolo po lufton për mbijetesë dhe ka 20 pikë në vendin e 18-të.