Fjalë Kyçe

Rrahmani testohet sërish pozitiv me COVID-19, tetë ditë pasi Napoli konfirmoi shërimin e tij

Rrahmani testohet sërish pozitiv me COVID-19, tetë ditë pasi Napoli konfirmoi shërimin e tij

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj janë testuar pozitiv me COVID-19, njofton faqja zyrtare e Napolit.

Për kapitenin e Kosovës, është një moment i çuditshëm, pasi testohet pozitiv, pasi ishte raportuar për shërimin e tij.

Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte shërimin e Rrahmanit.

Por, sot (e enjte), Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës është testuar pozitiv në COVID-19.