Fjalë Kyçe

Rrahu brutalisht 21 vjeçarin: Një muaj paraburgim për zyrtarin policor

Rrahu brutalisht 21 vjeçarin: Një muaj paraburgim për zyrtarin policor

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zyrtarit policer R.A, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 21-vjeçari, ku si pasojë i riu, pësoi dëmtime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK .

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Gjykata ka njoftuar se ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri R.A në liri mund të ndikojë në dëshmitar por edhe në të dëmtuarin i cili akoma nuk është dëgjuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, po ashtu Gjykata vlerëson se në rastin konkret ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që në shkresa të lëndës ka prova se kjo është hera e dyte qe i pandehuri R.A ka ushtruare ndaj të dëmtuarit L.B”, thuhet në komunikatë.