Fjalë Kyçe

Rrëfehet Kryeziu: Zbulon reagimin e lojtarëve dhe trajnerit pas humbjes ndaj Dritës, flet edhe për të ardhmen

Rrëfehet Kryeziu: Zbulon reagimin e lojtarëve dhe trajnerit pas humbjes ndaj Dritës, flet edhe për të ardhmen

Arbëria në ndeshjen e fundit vendimtare nuk arriti të siguroi qëndrimin në Superligë pas humbjes ndaj Dritës.

Skuadra nga Lipjani fillimisht bëri paraqitje të mira, e një ndër yjet që shkëlqeu duke i befasuar të gjithë ishte talenti Almir Kryeziu.

Kryeziu për lajmi.net, zbuloi se ky edicion nga ana personale ishte mjaftë i mirë, por nga aspekti i klubit, jo ngase dështuan të mbesin në futbollin elitar.

“Ky edicion në aspektin personal shkojë mirë, por me klubin nuk ishte siç duhet sepse nuk arritëm të qëndrojmë në Superligë”.

Almiri tutje, tregoi se pas humbjes nga Drita, të gjithë lojtarët bashkë me trajnerët ishin të mërzitur.

“Pas humbjes me Dritën të gjithë lojtarët se bashku me trajnerët ishim të mërzitur”.

Në fund, i pyetur për të ardhmen, Kryeziu tha se do ulet të bisedojë me klubin ngase ka edhe një vit kontratë.

“Kam kontratë edhe një vit me klubin Arbërisë. Do bisedojmë edhe njëherë me klubin dhe ta gjejmë një gjuhë të përbashkët për të mirën e të gjithëve”.

Kryeziu këtë edicion ka realizuar pesë gola në të gjitha garat./