Zvicra të premten do ta zhvillojë ndeshjen e vështirë ndaj Spanjës në çerekfinale të “Euro 2020”.
Pas fitores së ‘çmendur’ ndaj Francës, djemtë e Vladimir Petkovic synojnë tjetër, transmeton lajmi.net.
Para kësaj ndeshje, ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri që do jetë kapiten i Zvicrës shkaku i mungesës së Xhakës ka dhënë një intervistë ekskluzive për Bild.
Fitorja sensacionale ndaj Francës: I tërë shteti ishte krenar që kishim arritur këtë gjë historike. Por, tani duhet të fokusohemi sërish. Ndeshje e vështirë na pret nesër. Nëse thyejmë limitet, gjithçka është e mundur.
Roli si kapiten: “Në Kombëtaren e Zvicrës nuk ka një lider, por 26. Kjo është çfarë jep për të qenë i suksesshëm. Jam krenar që do jem lideri nesër, por asgjë nuk ndryshon në fushë. Të gjithë dinë çfarë duhet të bëjnë.
Spanja si kundërshtar: “Është një nga favoritët. Shënojnë shumë gola, por pranojnë shumë. Do provojmë të gjejnë dobësitë, t’i lëndojmë dhe të shënojmë gola”.
Nervozizmi para ndeshjes: “Hera e parë në çerekfinale është e veçantë edhe për mua gjithashtu. Do jem nervoz për siguri, por do ta largojë. Do ta shijojmë, është diçka që nuk ndodh çdo ditë”, deklaroi ai.
Kujtojmë, se Granit Xhaka është i suspenduar për këtë ndeshje, pasi është ndëshkuar me karton të verdhë duke e kompletuar numrin prej pesë sosh.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës nis në ora 18:00.