Fjalë Kyçe

Rrëfim i jashtëzakonshëm, si i shpëtoi viçi 4 ditësh aksionit të sotëm antikontrabandë

Rrëfim i jashtëzakonshëm, si i shpëtoi viçi 4 ditësh aksionit të sotëm antikontrabandë

Aksioni i sotëm i policisë kundrejt një grupi kriminal, ka përfshirë edhe një firmë lopësh, në një fshat të Vushtrrisë.

Pronarit të këtij biznesi, siç kuptoi Klan Kosova, i janë konfiskuar disa kafshë, për të cilat dyshohet se janë blerë e shitur falë kontrabandës së mundësuar nga ky grup kriminal.

Në aksionin që u zhvillua në fshatin e Vushtrrisë, e të cilin televizioni e ndoqi nga afër, përpak sa nuk u konfiskua edhe një viç, vetëm 3-4 ditësh. Kafsha e vogël dyshohej se ishte pjellë e njërës nga lopët e kontrabanduara.

Por, viçi i vogël e dëshmoi vetë të kundërtën, dhe kështu nuk u konfiskua nga Agjencioni i Veterinës, falë një zhvillimi të jashtëzakonshëm dhe shumë emocional.

Se çfarë ishte ai do ta mësoni sonte, duke ndjekur kronikën e gazetarit Enis Reçica dhe kameramanit Erand Hyseni që transmetohet në edicionin e lajmeve të orës 20:00, në Klan Kosova.