Fjalë Kyçe

Rrëfimi i gruas që ishte viktimë e dhunës seksuale të serbit të dënuar nga gjykata kosovare

Rrëfimi i gruas që ishte viktimë e dhunës seksuale të serbit të dënuar nga gjykata kosovare

Që nga ngjarja më e trishtë në jetën e saj që ndodhi në vitin 1999, rrugëtimi i saj për të kërkuar drejtësi në institucionet ndërkombëtare e vendore, viktima e dhunës seksuale, që kishte autor serbin Zoran Vukotiq rrëfen sonte në Pressing.

Rrëfimin e saj për ditën kur kishte ndodhur ngjarja, tragjedinë që pasoi duke humbur dy fëmijë, përkrahjen e familjes dhe luftën për drejtësi, ajo e ka ndarë ekskluzivisht me T7.

Rasti i saj ishte i vetmi që përfundoi me dënimin e autorit. Vokotiq u dënua me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Po ashtu psikologia nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës –QKRMT, tregon punën që është bërë deri më tani me këto gra, sfidat dhe nevojat që kanë ato. Mos e humbisni, nga ora 20:15 në T7