Fjalë Kyçe

Rrëfimi i gruas që pret dy djemtë dhe bashkëshortin e zhdukur

Rrëfimi i gruas që pret dy djemtë dhe bashkëshortin e zhdukur

Vezire Batusha nga fshati Krushë e Vogël ka rrëfyer për zhdukjen e bashkëshortit dhe dy djemve të saj në luftën e fundit në Kosovë.

Batusha ka treguar për momentin kur është ndarë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj nga forcat serbe.

“Kemi qenë aty, të mbledhur, tani na kanë ndarë. Burrat veç e gratë veç. Kemi ardhur teposhte. Kishin hipur këtu në kulmin tem, i kishin qit ka dy automata. Ne i kemi lënë qashtu. Kemi ecë teposhtë . Kur e pashë thashë që paska hy në shpi, se le ma qa dojshin me ba. Kemi shku dhe kur kemi dalë më poshtë, mi ndalën djemtë. Ju thash vranum mua e leni djemtë. Mendova që s’ju bajnë asgjë dhe i lëshojnë. Djemtë thanë se nuk na bëjnë kurrgjë edhe u kthyen. E takuam një serbë. Vjehrra e njihke. I tha Dimitri çfarë na keni ba kështu. Ai e uli kokën dhe nuk foli, hyri brenda”, tha ajo në T7.

Ajo tha se tani i ka humbur edhe shpresa se ata do të kthehen të gjallë.

Batusha tha se tani dëshiron që vetëm të gjenden trupat e tyre e të varrosen në Kosovë.

“Deri para pesë, gjashtë vitesh kam mbajtur shpresë se mos po vijnë, e thojsha mos kanë shpëtuar naj kun. Kam mbajt ymytë shumë, e më shumë natën kam shiku mos po vijnë, por jo. Tash ma ymyti mu ka hjek që janë gjallë. Ata me kanë që 23 vite me gishta njeri ish marr vesh diqysh. Ma s’po maj ymyt. Veç inshallah me i gjetë të vdekur e me i pru në vendin e tyre,, me i varros, bëhet përvjetori e di ku me shku, ku me kajt e ku me qu një lule. Me u gjet sikur me ardh i gjallë”, deklaroi ajo.