Flaka Krelani ka pësuar ndryshime të shumta kohëve të fundit.
Ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë në rrjete sociale, në lidhje me periudhën e errët të jetës së saj, shkruan lajmi.net.
“Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht. Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zgjënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq”, shkruan Flaka.
“Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrijë gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë”, shton ndër të tjerash Krelani.