Shahar Perets ka vuajtur mandatin e saj të tretë në burg për shkak se nuk iu bashkua ushtrisë izraelite.
Dhe në një shkrim të BBC, u zbulua se prindërit e saj e mbështetën plotësisht vendimin e saj për të refuzuar, përcjell Telegrafi.
“Disa njerëz më quajnë tradhtar ose thonë se nuk më intereson njerëzit e mi”, ka thënë ajo për BBC.
“Vendosa të refuzoj të bashkohem me ushtrinë, sepse nuk jam e gatshme të marr pjesë në shtypjen e miliona njerëzve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza”.
Siç bëhet e ditur, Shahar e filloi udhëtimin e saj për herë të parë në moshën 12-vjeçare kur mori pjesë në një kamp veror të përbashkët izraelito-palestinez.