Fjalë Kyçe

Rrëfimi për përhapjen e koronavirusit, këtë fundjavë në Stubëll të Vitisë

Rrëfimi për përhapjen e koronavirusit, këtë fundjavë në Stubëll të Vitisë

Rreth dymbëdhjetë kilometra larg Vitisë ndodhet fshati Stubëll, i cili numëron mbi 500 banorë derisa me ata nga diaspora mund të shkoj deri në tre mijë.

Për të shkuar atje është a pamundur pasi që policia ka vendosur postblloqe, por “Syri.net” sjell pamje nga kryevatra e koronavirusit në Kosovë e cila është me nurin më të madh me shtatë të infektuar në Stubëll të Vitisë.

Zef Simoni, banor nga ky fshat rrëfen për “Syri.net” për atë që ndodhi në fshatin e tyre në fundjavë.

Ai jeton me gruan dhe djalin e tij dhe të cilët merren me prodhimin e rakisë.

“Isha te shpija duke punuar me disa mjeshtër kur edhe kuptuam se njëri nga banorët e ardhur nga Italia ishte sëmurë. Ishte ditë e premte kur nisi të përhapej lajmi, derisa të nesermen ditën e shtunë u përhap lajmi në gjithë fshatin se ai ishte infektuar me koronavirus. Pastaj menjeherë fshati u izolua dhe që nga ajo ditë jemi brenda shtëpisë”, tha Simoni.

Ai tregon se derisa të dielën gjithnjë të gjithë ia mësyejmë meshës, por e cila kësaj here u anulua.

“Nga e shtuna kemi hyrë brenda dhe skemi dalë jashtë oborrit. Nuk po frikësohemi fare nga koronavirusi. Asnjëri nuk ka ardhur të interesohet për shëndetin tonë dhe për atë se a kemi ushqime e gjërat elementare të jetës”, tha Zef Simoni.

Ai thotë se tek familja e prekur shtatë anëtarëshe janë realizuar kontrolla, por jo edhe tek banorët tjerë.

Janë bërë desinfektime tek shtëpitë e familjes së prekur nga koronavirusi e po ashtu edhe objekti i kishës, shkollës, restorantit etjera.

“Kohën po e kalojmë duke shikuar lajme, duke folur në telefon, derisa ditëve në vijim do t’i përvishem punës me zierjen e lëndës së parë dhe përgatitjen rakisë për shitje”, tha Simoni.

Ai thotë se kanë rezerva ushqimesh edhe për disa ditë, duke shpresuar se do të lejohen të lëvizin”.