Fjalë Kyçe

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para fëmijëve

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para fëmijëve

Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka dhënë një dëshmi rrëqethëse.

Gruaja ka treguar se janë si gratë shqiptare janë përdhunuar për pesë ditë me radhë, pasi janë kapur robër nga forcat serbe në Kosovë.

Ajo po ashtu ka treguar se janë dhunuar seksualisht nga serbët, në sy të burrave dhe fëmijëve, që ishin të pranishëm aty.

Gruaja ka theksuar se disa prej kriminelëve që i dhunuan, ishin persona që jetonin në të njëjtin fshat me ta.

“Jemi dhunuar për pesë ditë.  Aty kishte gra, fëmijë pleq dhe na dhunonin edhe në sy të fëmijëve. Ata që ishin nga zona jonë mbanin maska në fytyrë“, tregon gruaja për ABC News.