Ish avokati i njohur kosovar, Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Kastriot Kelmendi dhe Kushtrim Kelmendi janë kujtuar sot në 20 vjetorin e ekzekutimit të tyre.
Ish bashkëshortja e Bajram Kelmendit, Nekibe Kelmendi, kishte rrëfyer natën tragjike të dy dekadave më parë, kur forcat policore serbe kishin hyrë në shtëpinë e tyre dhe kishin marrë që të tre burrat e shtëpisë dhe më pas i kishin vrarë, njofton Klan Kosova.
Nekibe Kelmendi kishte treguar gjithë ngjarjen për një televizion amerikan pas asaj që kishte ndodhur në familjen e tyre.
Këtë rrëfim të ish Ministres së Drejtësisë së Kosovës, që ka ndërruar jetë më 2011, mund ta ndiqni më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Jb31YiZ6dFI