Komuna e Prishtinës përmes një ftese për media, ka bërë të ditur se nesër në mëngjes, Inspekcioni do ta rrënojë një mbi ndërtim pa leje.
“Nesër, në ora 09:45, Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit.Me mediat takohemi në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thotë Komuna e Prishtinës.
Në Prishtinë ka shumë mbindërtime pa leje.
Gjatë vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë në kryeqytet.