Fjalë Kyçe

Rrënohet një objekt i rrezikshëm nga vjetërsia në Prishtinë

Rrënohet një objekt i rrezikshëm nga vjetërsia në Prishtinë

Në Prishtinë sot është rrënuar një objekt në rrugën “Vëllezërit Domaneku”, i cili ishte i vjetër.

Kjo gërmadhë paraqiste rrezik për banorët e kësaj rruge.

Inspekcioni sot ka bërë rrënimin e tij dhe e ka pastruar hapësirën.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Ky objekt-gërmadhë në rrugën “Vëllezërit Domaneku” mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes. Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga Shërbimet Publike, Inspekcioni u kujdes që sot të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, ka thënë ai.