Fjalë Kyçe

“Rrëshqet” Bayerni, ndalet nga Leverkuseni

“Rrëshqet” Bayerni, ndalet nga Leverkuseni

Bayern Munich është ndalur me barazim 1:1 ndaj Bayer Leverkusenit, në kuadër të javës së 25-të në Bundesligë.

Ishte Niklas Sule i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes, shkruan express.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 36-të, kur Muller shënoi në portën e gabuar.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Bayern Munich u desh të kënaqej me një pikë.

Me këtë barazim, Bayern Munich shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Leverkuseni mbetet i treti me 45 pikë.