Shembja e dheut në rrugën “Mulla Ilaz Broja” në Burojë të Skenderajt, po frikëson banorët e atyshëm.
Kjo për faktin se këtë problem që e kanë tash e një kohë, nuk po e sanon as Komuna por as Qeveria.
Banorët thonë se shembjet e dheut që kanë ndodhur, si pasojë kanë bërë që edhe muret e shtëpive të tyre të qahen.
Nga Ministria e Infrastrukturës, në përgjigje me shkrim drejtuar televizionit, premtojnë monitorim të vazhdueshëm të kësaj pjese.
Kurse, edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Skenderaj, Gëzim Ejupi, i tha Klanit të enjten se ekipet komunale kanë dalë në terren, por rasti ka mbetur të trajtohet nga Ministria.