Fjalë Kyçe

Rrëshqitje e dheut në rrugën Pejë-Bogë

Rrëshqitje e dheut në rrugën Pejë-Bogë

Mbrëmjen e djeshme ka pasur rrëshqitje masive të dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në Kosovë, kjo rrëshqitje e dheut ka ndodhur në kilometrin e 18, rreth orës 20:00.

Mbrëmë edhe pse ekipet e mirëmbajtjes kanë hapur rrugën, nuk kanë arritur ta largojnë dheun në tërësi.Këto ekipe edhe gjatë ditës së sotme kanë dalë për të larguar dheun nga rruga.“Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.