Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë rreth 10 klinika të cilat operojnë me ushtrues detyre, disa kalojnë afatin ligjore.
Është vetëm njëra nga klinikat që po operon vetëm me ushtrues detyre të drejtorit.
Po bëhen tash e një vit që rreth 10 klinika në QKUK në krye nuk kanë drejtor të përgjithshëm.
Ani pse të mërkurën pati disa ndryshme në udhëheqjen e klinikës së onkologjisë, psikiatrisë, kirurgjisë së fëmijëve, radiologjisë dhe neurologjisë.
E që përzgjedhja e drejtorëve ka qenë njëra nga synimet për dy vite e thotë edhe drejtori, Valbon Krasniqi.
Krasniqi tregoi edhe për përzgjedhjen e drejtorëve tjerë.
Ndërkohë sipas ligjit, institucionet kanë të drejtë të operojnë me ushtrues detyre vetëm tre muaj deri në 6 muaj.
Këtë e pohon edhe Anton Nrecaj njohës i ligjit.
Nrecaj pohoi që në Kosovë ka shumë shkelje të tilla.
Ndërkohë deri më tani nuk është bërë e ditur se kur do të shpallet konkursi për emërimin e drejtorëve të rinj.