Fjalë Kyçe

Rreth 100 banesa u dëmtuan nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri

Rreth 100 banesa u dëmtuan nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 u regjistruan në qarkun e Dibrës në datën 29 tetor të vitit 2021. Pas tërmetit, numri i banesave që kanë pësuar dëmtime ka shkuar në 100.

Nga verifikimet e bëra në terren u konstatuan të dëmtuara 100 banesa nga të cilat 60-70 banesa janë të dëmtuara më pak dhe 30 banesa tjera janë me dëmtime më të mëdha.

Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:

Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa

Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqize 18 banesa.

Njësia Administrative Gjoricë- 11 banesa.