Fjalë Kyçe

Rreth 3 mijë kosovarë të infektuar me koronavirus udhëtuan për Gjermani brenda muajit

Rreth 3 mijë kosovarë të infektuar me koronavirus udhëtuan për Gjermani brenda muajit

Plot 2.946 mërgimtarë të prekur me COVID-19 janë kthyer në Gjermani në katër javët e fundit, bëhet e ditur nga raporti më i ri i institutit gjerman, “Robert Koch”.

Në raportin e radhës të këtij instituti që merret me përcjelljen e rasteve me koronavirus, Kosova është vendi më i përmendur si shtet i mundshëm i ekspozimit, menjëherë pas Gjermanisë.

“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, Rumania dhe Shqipëria, fëmijët dhe personat e moshës së mesme janë të mbi-përfaqësuar, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch” të javëve 32 deri 35, të cilit i është bashkëngjitur edhe tabela.

Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë në tabelë është Kroacia me 2.639 raste, Turqia me 1.825 dhe Bosnja me 695.