Fjalë Kyçe

Rreth 420 profesionistë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus nga marsi

Rreth 420 profesionistë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus nga marsi

Mbi 400 profesionistë shëndetësorë kosovarë janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve janë infermierë, raporton Express.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një infografikë lidhur me praninë e COVID-19 në mesin e profesionistëve shëndetësorë, sipas së cilëve janë 222 infermierë të infektuar.

Ndërkohë, numri i mjekëve të sëmurë në institucion shëndetësor ka arritur në 160.

Në infografikë figurojnë se janë të infektuar edhe 24 mjekë e infermierë jashtë institucionit shëndetësor.

Përvec mjekëve e infermierëve, të sëmurë me COVID-19, janë edhe tetë farmacisë, dy teknik të farmacisë dhe dy fizioterapuetë.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan 207 raste të reja me këtë sëmundje. Numri total i të prekurve është 4307, ndërsa 2095 persona janë shëruar dhe 94 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë.