Fjalë Kyçe

Rreth 686 pika karburanti në gjithë Kosovën: Këto janë kriteret për hapjen e pikave të reja me ligjin e ri për Tregti dhe Naftë

Rreth 686 pika karburanti në gjithë Kosovën: Këto janë kriteret për hapjen e pikave të reja me ligjin e ri për Tregti dhe Naftë

Pas 13 vjet pritjesh, në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Ligji për Tregti me Naftë edhe në leximin e dytë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë ligj që kishte 13 vjet që po sillej në sirtar të Ministrisë së Tregtisë, ku një vitë më parë kishte kaluar në leximin e parë.

Draftimin e ligjit e kanë bërë Shoqata e Naftarëve së bashku me MTI-në. Kështu ka kryetari i Shoqatës së Naftarëve Fadil Beriani.

Ai ka falënderuar deputetët që e votuan kalimin e ligjit edhe ne leximin e dytë.

Berjani ka treguar se cilat janë ndryshimet që ata i kanë paraqitur në ligjin e ri si Shoqatë e Naftëtarëve.

“Ne kem kërkuar që kriteret për ndërtimin e pikave të karburanteve të jenë me standarde të Bashkimit Evropian, ku një prej tyre të jetë largësia mes pikave të karburantit. Në komuna kemi kërkuar që largësia të jetë 5 deri 10 kilometra. Në rrugë nacionale 10 deri 15 kilometra, kurse në autostrada 20 deri 25 kilometra. Poashtu kemi kërkuar që licencat për pika karburanti të jenë 6-vjeçare, e jo vetëm dy vjeçare siç janë”, ka tregruar Berjani për Reporteri.net.

Ai ka treguar se sa pika karburanti janë në gjithë vendin.

“Janë rreth 650 pika karburanti dhe 36 në Mitrovicën e Veriut”, ka treguar Berjani.

Ai ka thënë se më së shumti pika të karburantit ka në komunën e Prishtinës.