Fjalë Kyçe

Rreth 8 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Rreth 8 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Numri total i rasteve pozitive në vend është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Nga ky virus në Kosovë deri tani kanë humbur jetën 768 pacientë me COVID-19, njofton Klan Kosova

Gjithashtu numri i personave të shëruar nga ky virus ka arritur në 16 mijë e 226 raste kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 798.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë ditës së djeshme njoftoi se janë infektuar me këtë virus 637 persona, kanë vdekur 13 si dhe janë shëruar 104 pacientë.