Fjalë Kyçe

Rrezet e diellit ‘mashtrojnë’ qytetarët, në kohë pandemie sheshet përplot me njerëz

Rrezet e diellit ‘mashtrojnë’ qytetarët, në kohë pandemie sheshet përplot me njerëz

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend u konfirmuan 514 raste të reja me COVID-19.

Që nga muaji mars prej kur edhe u shfaqën rastet e para me këtë virus në vend janë konfirmuar 19 mijë e 328 raste të të prekurve me COVID-19.


Si pasojë e infektimit me koronavirus deri më sot kanë humbur jetën 678 persona.

Por pavarësisht kësaj situate dhe masave që ndryshuan dje nga Qeveria e Kosovës, sheshet e Prishtinës sot ishin përplot me qytetarë.

Kjo vërehet edhe në disa fotografi të realizuara gjatë ditës, e ku disa prej tyre nuk kishin vendosur as maska, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që institucionet e vendit kanë vazhduar të përçojnë porosinë që të respektohet distanca, të vendoset maska dhe të mbahet higjiena.

Gjatë javëve të fundit pati rritje të numrit të të infektuarve jo vetëm në Kosovë, por anembanë botës.