Një aeroplan privat është rrëzuar në një periferi të Milanos, në Via Marignano dhe sipas mediave italiani asnjë nga gjashtë personat që kanë qenë në bord nuk ka shpëtuar.
Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroporti i Linate-s dhe destinacion kishte Sardenjën. Megjithatë pas disa miljesh ndodhi dhe rrëzimi. Bilanci i viktimave mund të kishte qenë më i lartë nëse godina që po rikonstruktohej nuk do të kishte qenë bosh. Punonjësit nuk ndodheshin pasi sot është ditë pushimi.
Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimit ka hapur një hetim mbi incidentin dhe ka urdhëruar dërgimin e një hetuesi në vendngjarje. /abcnews.al