Rrëzimi i një avioni 16 vendesh, në një lagje të banuar të Kongos, i ka marrë jetën të paktën 24 personave, ndërkohë që bilanci rrezikon të rritet.
Lajmin e njoftoi për mediat zëvendësparlamentari i vendit. Pasagjerët dhe pilotët, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, janë nxjerrë pa pasoja nga ulja e papritur, por shkak i vdekjeve ka qenë shpërthimi që pasoi i mjetit fluturues.
Meqë ishte një zonë e banuar, të shumtë ishin ata që u mblodhën në vendngjarje. Autoritetet po punojnë ndërkohë për nxjerrjen e të tjerë trupave nga ajo qe mbeti pas shpërthimit./A2