Një helikopter është rrëzuar në Alpet Franceze dhe 5 nga 6 persona në bord kanë vdekur në mënyrë tragjike.
Avioni, në pronësi të një kompanie private, ishte në një mision shpëtimi kur u rrëzua afër qytetit Bonvillard në zonën e Savoie.
Shkaku i rrëzimit është i paqartë, por zyrtarët thonë se mund të jetë edhe moti – mjegulla e dendur.
Alarmi u ngrit nga piloti i cili arriti të shpëtonte nga helikopteri, dhe u gjet i plagosur rëndë.
Helikopteri i përket “Aérien Français”, një kompani private që kryen misione kërkim-shpëtimi dhe shërbime të tjera ajrore në të gjithë Francën.
Në një postim në “Twitter”, presidenti Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e “heronjve francezë”.
Çfarë dihet për rrëzimin e helikopterit?
Sipas autoriteteve franceze, helikopteri – një Eurocopter EC135 – po mbante një ekuipazh shpëtimi ajror në një mision stërvitor, kur ra nga një lartësi prej 1,800 metrash.
Piloti i mbijetuar ngriti alarmin rreth orës 19:10 me kohën lokale, pasi arriti të shpëtonte nga helikopteri.
Ekuipazhi në bord përbëhej nga dy pilotë – një në trajnim – së bashku me dy operatorë çikrikësh dhe dy punëtorë të shpëtimit në mal.
Amaury Lagroy de Croutte është identifikuar si një nga viktimat.
Tre helikopterë u dërguan në vendngjarje si pjesë e një ekipi shpëtimi prej mbi 40 personash. Por, nuk ishin në gjendje të mbërrinin për shkak të mjegullës.
Kësisoj, piloti u tërhoq nga një grup shpëtimtarësh të cilët u afruan në këmbë.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se ai do ta vizitojë të mërkurën vendin e incidentit.