Pesë persona kanë mbetur të vdekur në Meksikë, pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak.
Helikopteri MI-17 u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishin përfshirë malet.
Pesë anëtarët e bordit të helikopterit ishin pjesë e personelit ushtarak të Meksikës.
Ai ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e rrëzimit.
Sipas Euronews gjatë mëngjesit një skuadër kërkimi gjeti disa pjesë të mbetura të helikopterit.
Ndërkohë, në kujtim të personave që humbën jetën, presidenti i Meksikës, Andres Maneul Lopez Obrador si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit mbajtën në mbrëmje një minutë heshtje.