Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 29 të tjerë janë plagosur si pasojë e prishjes së një loje në park.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Liqenin Kankaria të Ahmedabadit në Indi, ku loja e cila lëvizte në lartësi u rrëzua.
Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i rrëzimit të lojës ka qenë këputja e një kablloje.
Në Indi është ngritur sërish shqetësimi për këto lojëra për të cilat mungon kontrolli.
Madje, ka dyshime se edhe dhjetëra lojëra të tilla në këtë zonë mund të kenë probleme.