Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj në ora 13:15.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.